Site icon Telegrafi

Van Der Wiel objektiv i gjashtë skuadrave evropiane

Aventura turke mund të përfundojë shpejtë për holandezin Gregory Van Der Wiel.

Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Fenerbahces gjatë afatit kalimtar të verës nga gjiganti francez PSG.

Mirëpo paraqitjet e mira të tij me fanellën verdh e kaltër kanë bërë që për të të interesohen skuadra të njohura evropiane.

Tri skuadra angleze dhe tri italiane janë vënë holandezit.

Chelsea, Southampton dhe Stoke City janë tri ekip[et angleze që po e duan ‘Tulipanin’.

Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se dy ekipet milaneze, Milan dhe Inter si dhe Roma gjithashtu e duan atë.

Mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedhë ish-anëtari i Ajaxit.

28-vjeçari për tu larguar nga Fenerbahce, skuadrat që e duan atë duhet të paguajnë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version