Telegrafi

Valon Berisha shënon dhe kualifikon Salzburgun, tutje vazhdojnë Dortmund, Marseille dhe Bilbao (Video)

Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha ka qenë ylli i mbrëmjes në Austri për skuadrën e tij Red Bull Salzburg.

Berisha e kishte nisur ndeshjen ndaj Real Sociedadit si rezervistë por u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të.

Vetëm 12 minuta më vonë, mesfushori i Kosovës arriti të shënoj gol nga pika e bardhë për fitoren e Salzburgut 2-1.

Në këtë takim për Sociedadin gjatë 90 minutave luajti edhe mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj.

Tutje në Ligën e Evropës ka kaluar edhe Borussia Dortmund që barazoi në udhëtim te Atalanta 1-1.

Kësisoj pas dy ndeshjeve skuadra gjermane kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Etrit Berisha ishte në fushë për Atalantën dhe qëndroi gjatë 90 minutave.

Marseille ka humbur 1-0 nga Braga por fitorja e një jave më parë 3-1 e ka kualifikuar ekipin francez.

Ndërkohë në raundin tjetër ka kaluar edhe Athletic Bilbao që ka eliminuar klubin rus Spartak Moskë me rezultat të përgjithshëm 4-3. /Telegrafi/

Skuadrat e kualifikuara:

CSKA Moska
Lokomotiva Moska
Zenit
Atletico Madrid
Dinamo Kiev
Lazio
Sporting Lisbona
Plzen
RB Leipzig
Lyon
Milan
Arsenal
Dortmund
Bilbao
Marseille
Salzburg