Site icon Telegrafi

Urimet e politikanëve për festën e Pashkëve në Maqedoni

Me rastin e festave të Pashkëve, krerët e institucioneve të shtetit dhe liderë të partive politike kanë uruar besimtarët ortodoks të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në urimin e kryetarit Gjorge Ivanov thuhet se bashkëjetesa dhe respekti i religjioneve ka kontribuar në forcimin e dialogut ndërfetarë në vend, duke theksuar se detyra e mëtutjeshme është ruajtja dhe respektimi i vlerave tradicionale, forcimi i solidaritetit, drejtësisë dhe marrëdhënieve në mes të njerëzve.

Kryeministri teknik, Emil Dimitriev, uron besimtarët ortodoks të Maqedonisë, duke kërkuar që të festohet në paqe. Më tej, Dimitriev porositi që të jemi të pastër para vetes dhe Zotit. Ai thekson se duhet të kthehemi në rrugën e përparimit, të dashurojmë dhe të ndihmojmë, të ndajmë mendime të mira dhe të respektohemi, të bëjmë punë të mira.

Edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka uruar besimtarët ortodoks të Maqedonisë me rastin e festës së Pashkëve, duke uruar që festa të sjell në shtëpitë e njerëzve fat, gëzim, të mira dhe harmoni, duke shpresuar për një të nesërme më të mirë.

Ndërkaq, Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për festën e pashkëve uroi që Zoti ta ruaj dhe të jetë me Maqedoninë, duke uruar që të jemi falënderues, të gëzohemi për këtë festë, të mendojmë për dashuri, të duam me zemër, të bëjmë punë të mira dhe të pendohemi për mëkatet.

Kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski uroi për solidaritet dhe respekt mes njëri tjetrit, t’i përkushtohemi familjes, të jemi të bashkuar dhe t’i respektojmë vlerat më të larta morale./Telegrafi/

Exit mobile version