Site icon Telegrafi

Upamecano, mbrojtësi më i kërkuar nga gjigantët evropian, Leipzigu i vendos çmimin

RB Leipzig edhe këtë edicion po kalon nëpër një formë mjaftë të lartë ku së bashku me Borussia Dortmundin po e rivalizojnë Bayern Munichun për titullin e kampionit.

Skuadra e inkuadruar vetëm dy vite më parë në Bundesliga, ka në radhët e veta shumë futbollistë të talentuar të cilët pëlqehen nga skuadrat e mëdha evropiane.

Njëri nga më meritorët për formën e mirë të Leipzigut është edhe mbrojtësi Dayot Upamecano.

Francezi iu bashkua Leipzigut në muajin janar nga Red Bull Salzburg për vetëm 10 milionë euro, por vlera e tij tanimë është shtatëfishuar.

Dayot Upamecano pritet të ketë klauzolë largimi rreth 75 milionë euro

Ai është ndër mbrojtësit qendror më të kërkuar në Evropë nga gjigantët evropian, si Barcelona, Manchester United, Chelsea, Inter, Milan, Juventus, PSG e Atletico Madrid.

Por Leipzig nuk heqë dorë lehtë nga ylli i tyre i mbrojtjes pasi tanimë po mendon t’i vazhdojë kontratën.

Sipas medieve gjermane, Leipzig po mendon t’ia vazhdojë kontratën lojtarit deri në vitit 2022 dhe t’i vë një klauzolë largimi.

‘Bild’, shkruan se klauzola e lojtarit pritet të jetë rreth 75 milionë euro.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse gjigantët evropian të lartpërmendur do të jenë në gjendje të paguajnë një shumë të tillë për 19-vjeçarin.

Upamecano ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat për Leipzigun këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version