Telegrafi

Upamecano i bën të qartë Leipzigut se do të largohet në verë, klubi gjerman i vendos çmimin e largimit

Dayot Upamecano po vlerësohet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në botë.

Qendërmbrojtësit francez prej tre viteve po shkëlqen në Bundesliga me RB Leipzig ku edhe vlera e tij është rritur dukshëm.

21-vjeçari është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane që po duan transferimin e tij në verë.

Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, PSG,  Arsenal, Manchester United, Chelsea, Manchester City e Tottenham Hotspur janë vënë pas francezit.

Sport Bild ka raportuar se ka qenë vet lojtari që i ka kërkuar klubit largimin në verë në mënyrë që të transferohet tek një skuadër më e madhe.

Leipzig i ka vendosur tanimë edhe çmimin e largimit dhe nuk do të pranojnë oferta më të ulëta se 60 milionë euro për yllin e tyre.

Arsenali mbetet skuadra më e interesuar deri më tani për lojtarin, pasi kanë bërë një ofertë të përafërt me kërkesën e klubit gjerman, por që Leipzig po pret oferta edhe më të larta. /Telegrafi/