Telegrafi

Unitedi dhe Real Madridi i bashkohen garës për Skriniarin

Manchester Unitedi dhe Real Madridi i janë bashkuar Manchester Cityt dhe Barcelonës në ndjekje të qendërmbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.

Reprezentuesi sllovak mbetet emër i nxehtë në tregun e transferimeve dhe lista e klubeve  të interesuara vazhdon të rritet.

Sipas gazetës Daily Mirror, Unitedi po e bën atë një objektiv për mbrojtjen e tyre këtë verë, pasi Kalidou Koulibaly duket se ka zgjedhur tjetër destinacion.

Lexo po ashtu Barcelona e do Skriniarin si pasues të Piques

Çmimi do të jetë në rajonin e 60 milionë eurosh për yllin e Interit, i cili sapo ka mbushur 25 vjeç dhe është nën kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Interi pagoi 34 milionë euro për të nënshkruar Skriniarian nga Sampdoria në vitin 2017 dhe ai është bërë një shtyllë kryesore në mbrojtjet e Nerazzurrëve.

Përveç Djajve të Kuq, edhe Real Madridi është gjithashtu duke ndjekur yllin sllovak për të forcuar qendrën e mbrojtjes. /Telegrafi/