Telegrafi

UEFA hap zyrtarisht hetime për Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin rreth Superligës Evropiane

UEFA ka hapur tashmë një hetim zyrtar për përfshirjen e Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusin në Superligën Evropiane shumë të diskutueshme.

12 nga klubet më të mëdha të Evropës u regjistruan për një garë të re kontinentale e krijuar për të rivalizuar Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.

Por, planet për një datë të mundshme të fillimit të gushtit duhej të largoheshin pas një reagimi të ashpër në media nga drejtuesit zyrtar të sportit dhe tifozët.

Lexo po ashtu UEFA dënon financiarisht nëntë klubet që hoqën dorë nga Superliga Evropiane

Nëntë nga ekipet themeluese u tërhoqën nga projekti mes presionit të fortë nga tifozët dhe ekspertët e lojës, por Reali, Barca dhe Juve mbeten ende, me UEFA-n tani të vendosur për të parë nëse ndonjë nga tre klubet është fajtor për një shkelje disiplinore.

Është vet UEFA që ka konfirmuar me anë të një deklarate zyrtare nisjen e hetimet për tri skuadrat e mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Real Madrid, Juventus dhe Barcelona me komunikatë zyrtare të përbashkët: Nuk largohemi nga projekti, UEFA të ndal kërcimet

“Në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-së janë emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus në lidhje me projektin e ashtuquajtur ‘Super League’”.

“Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin zyrtar të UEFA-s. /Telegrafi/