Ramzan Kadyrov, lideri i rajonit rus të Çeçenisë dhe aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ka pohuar se ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar trupat çeçene që po luftojnë përkrah forcave ruse.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, kanali televiziv çeçen Grozny postoi një video në kanalin e tij të mediave sociale Telegram më herët të dielën që tregonte Kadyrov në një dhomë të errët me uniformë ushtarake duke diskutuar me trupat çeçene për një operacion ushtarak që ata thanë se ndodhi 7 km nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Kadyrov, i cili gjithashtu postoi videon, tha në një mesazh se ajo ishte bërë në Hostomel, një fushë ajrore pranë Kievit e pushtuar nga forcat ruse në ditët e para të ofensivës së tyre.
Sidoqoftë, Al Jazeera shkruan se nuk ka mundur të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e Kadyrov.
Ramzan Kadyrov, the strongman leader of Chechnya, says he’s in Ukraine. He claims this video shows him leading Chechen forces near Hostomel, 20km outside of Kyiv, a few days ago.https://t.co/K80KLNLafx pic.twitter.com/0x9hmvDdXu
— max seddon (@maxseddon) March 13, 2022
“Ditën tjetër ishim rreth 20 km nga ju nazistët e Kievit dhe tani jemi edhe më afër”, shkroi Kadyrov.
Ai u bëri thirrje forcave ukrainase që të dorëzohen “përndryshe do të keni mbaruar”.
Kadyrov, i cili shpesh e ka përshkruar veten si “ushtari këmbësor” i Putinit, ka postuar video të trupave çeçene të armatosura rëndë në rajonin e Kievit si pjesë e forcës pushtuese të Rusisë.
Ai është akuzuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave, të cilat ai i mohon.
Moska luftoi dy luftëra me separatistët në Çeçeni, një rajon kryesisht mysliman në Rusinë jugore, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Por që atëherë ajo ka derdhur shuma të mëdha parash në rajon për ta rindërtuar atë dhe i ka dhënë Kadyrovit një masë të madhe autonomie.
Kremlini i përshkruan veprimet e tij në Ukrainë si një “operacion special” për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e Ukrainës. /Telegrafi/