Telegrafi

U ble 120 milionë euro, Dembele mund të largohet në janar

Barcelona është dorëzuar me francezin Ousmane Dembele dhe është gati të dëgjojë oferta që në janar.

Ky lajm ka zgjuar interesin e klubeve të Ligës Premier me Chelsean, Arsenalin dhe Liverpoolin që kanë shfaqur interesin për shërbimet e 21-vjeçarit.

Mendohet se drejtuesit e Barças janë të shqetësuar për rendimentin e ulët, por edhe sjelljen e Dembeles, i cili 18 muaj më parë u ble për 120 milionë euro nga Borussia Dortmund.

Foto: FC Barcelona/Twitter

Sipas RAC1, hierarkia e Barcelonës kërkon të gjejë një klub tjetër për sulmuesin, i cili u vonua në ndeshjen me Interin.

Dembele mbërriti 25 minuta me vonesë në Camp Nou dhe si pasojë u la në stol për 90 minuta.

Fituesi i Kupës së Botës u rikthye në fushë në El Clasico.

Dembele duke festuar një gol me Messin (Getty Images)

Ai u fut nga banka dhe asistoi te goli i Arturo Vidalit në fitoren 5-1 të Barcelonëss ndaj Real Madrid.

Thuhet se klubi spanjoll kërkon të marrë afërsisht shifër e njëjtë që e harxhoi. /Telegrafi/