Promovuesi i Anthony Joshuas, Edi Hearn ka kërkuar nga Tyson Fury që të nxitojë rreth marrëveshjes për trilogjinë me Deontay Wilderin.
Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, atëherë Gypsy King të ketë shansin që të përballet kundër bashkëkombësit të tij për titullin e kampionit të unifikuar.
Hearn ka thënë se meçi mes dy britanikëve do të ishte më fitimprurësi në histori të boksit, por edhe që do t’i vinte fundi debatit se cili është më i miri.
“Jam i zhgënjyer, por në të njëjtën kohë e kuptoj atë”, ka thënë promovuesi i AJ kur është pyetur rreth vendimit të Wilderit që të zhvillojë trilogjinë ndaj Furyt.
“Nuk mendoj se njerëzit duan të shohin një përballje të tretë (përballja e parë u zhvillua në dhjetor të vitit 2018). Ata kanë zhvilluar mes vete 19 raunde, mendoj se Wilder ndoshta i ka fituar tre prej tyre dhe në përballjen e fundit nuk e fitoi asnjë”.
“E kuptoj se ai dëshiron të rikthejë titullin në brezin e tij, por unë i them që të shpejtojnë, pasi më mirë është të kemi përballjen për titullin e kampioni të unifikuar”, ka shtuar më tej Hearn.
Joshua ka nën pronësi tituj si, WBA, WBO, IBF dhe IBO, derisa Fury ka atë WBC – e që kush do të fitonte përballjen, do t’i kishte nën pronësi të gjithë trofetë. /Telegrafi/