Dani Ceballos ka tre skuadra të Ligës Premier si opsione nëse largohet nga Real Madridi këtë verë, me Liverpoolin dhe Arsenalin që i janë bashkuar Tottenham Hotspurit në ndjekje të spanjollit.
Sipas gazetës AS, e ardhmja e Ceballos duhet të vendoset deri në javën e tretë të korrikut – dhe Spurs po udhëheqin garën para italianëve të Milanit.
Megjithatë, gazeta Marca raporton se Liverpooli dhe Arsenali janë gjithashtu të etur për mesfushorin, i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu në një sezon si huazim.
Ceballos kërkon futboll të rregullt në sezonin e ardhshëm përpara Euro 2020 dhe nuk ka të ngjarë të marrë atë në Madrid, por Spurs që pritet të shesin Christian Eriksenin, do të kenë një vend bosh në formacionin e Mauricio Pochettinos.
Sipas gazetës Marca, Spurs dhe Madrid kanë marrëdhënie të mira dhe një transferim i përhershëm me opsion të riblerjes është gjithashtu një mundësi, por Arsenali shpreson të mundë fqinjët e tyre në nënshkrimin e lojtarit.
Unai Emery mund t’i ofrojë Ceballosit stilin e lojës që i përshtatet lojës së tij, por Topçinjtë nuk do të jenë të hapur ndaj Madridit për të mbajtur të drejtën e riblerjes në të ardhmen.
Ndërkohë, Liverpooli ka ngritur interesin e tyre në Ceballos në javët e fundit dhe janë të interesuar vetëm për një transferim të përhershëm.
Ceballos është një objektiv i mbështetur drejtpërdrejt nga Jurgen Klopp, pasi gjermani kërkon injektimin në mesfushën e Reds. /Telegrafi/