Site icon Telegrafi

Treshja e sulmit të Liverpoolit, larg atyre të rivalëve me golat e shënuara në këtë edicion

Treshja e Liverpoolit, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, janë pjesë e sukseseve të mëdha të skuadrës në këto dy vitet e fundit.

Nuk ka dyshime se treshja e drejtuar nga Jurgen Klopp po korr suksese, pasi vitin e kaluar fituan Ligën e Kampionëve, ndërsa në këtë edicion Ligën Premier.

Sidoqoftë, treshja e The Reds nuk kanë arritur të rivalizojnë treshen e skuadrave tjera rivale, që kanë shënuar më së shumti gola.

Transfermarkt ka përpiluar një listë me treshet më të mira të skuadrave evropiane që kanë realizuar më shumë gola.

Treshja e Bayer Munichut, Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe Thomas Muller, kanë shkëlqyer në këtë sezon, duke arritur që bashkërisht të shënojnë 78 gola.

Robert Lewandowski (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Pas tyre vijnë treshja e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, Mauro Icardi dhe Neymar, që kanë realizuar dhjetë më pak.

Në top treshe është treshja e Manchester Cityt, Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus, që kanë shënuar 62 gola.

Ndërsa, ata të Liverpoolit janë në vendin e dhjetë me 47 gola të realizuara së bashku në këtë kampanjë të Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version