Milani synon të përforcojë edhe më shumë skuadrën dhe tashmë ka etiketuar tre emra të mëdhenj që dëshiron t’i transferojë.
Rossonerët nuk po përjetojnë një sezon aspak të mirë, pasi gjenden në fundin e tabelës në Serie A.
Ndryshimi i trajnerëve para fillimit të sezonit dhe javën e kaluar nuk kanë ndryshuar aspak situatën e Milanit.
Kështu, drejtuesit e klubit thuhet se po shikojnë mundësinë e përforcimin të skuadrës së tyre në afatin kalimtar të janarit.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, drejtuesit po shikojnë një numër të mesfushorëve në një përpjekje për të forcuar skuadrën e tyre.
Luka Modric i Real Madridit dhe dyshja e Barcelonës, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic kanë përfunduar në listën e dëshirave të klubit italian.
Asnjëri nga ta nuk është i lumtur me statusin e tyre aktualisht dhe kjo mund t’i ndihmojë kuqezinjve për t’i arritur më lehtë. /Telegrafi/