Juventusi, Manchester Unitedi dhe Chelsea janë ndër shumë skuadrat që tregojnë interes të vërtetë për yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
Anësori sulmues francez ka përjetuar probleme të shumta me lëndime në klubin katalunas që prej nënshkrimit nga Borussia Dortmund.
Sidoqoftë, Dembele është në formë këtë sezon dhe shumë klube evropiane duan shërbimet e tij.
Sipas mediumit Diario Sport, klubet e mëdha evropiane si Juventusi, Manchester Unitedi dhe Chelsea po konkurrojnë për nënshkrimin e tij gjatë verës.
Francezit këmbëshpejtë do t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2022, që është fundi i këtij sezoni dhe do të ishte një emër tërheqëse për shumë skuadra.
Nga ana e tyre, Barcelona nuk ka hequr dorë nga bindja e tij për të qëndruar, por ende nuk ka marrëveshje për një rinovim kontrate. /Telegrafi/