Marco Asensio mund të largohet në janar apo në verë nga Real Madridi dhe klubet e interesuara kanë filluar tashmë sondazhet për të.
Gjatë ditës së djeshme (e martë) u raportua se Asensio nuk është i kënaqur me situatën e tij te Reali dhe mund të largohet.
Tani këto zëra kanë filluar të marrin konfirmime dhe janë zbuluar disa nga klubet që po përcjellin situatën e tij.
Sipas mediumit Fichajes, Liverpooli është një nga ekipet që mban nën kontroll situatën e Asensios te Real Madridi.
Por, përveç klubi anglez në garë për ta nënshkruar atë është edhe Juventusi dhe Milani.
Largimi i lojtarit spanjoll ka të ngjarë të ndodh në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/