Top gjashtë skuadrat e Ligës Premier kanë preferenca të ndryshme në këtë verë. Për Manchester Cityn dhe Liverpoolin nuk do të ketë nevojë për shumë ndryshime, pasi tashmë kanë ndërtuar një skuadër të fuqishme.
Chelsea do të ketë shumë punë për të bërë në verë, duke ditur se Eden Hazard do të transferohet te Real Madridi, ndërsa është dënuar nga FIFA për dy afate mos transferime të lojtarëve, megjithatë vendimi pritet të dërgohet në CAS (Court of Arbitration for Sport) me kërkesën për t’u lejuar që në verë të bëjnë transferime.
Tottenham Hotspur do t’i bëjë disa transferime në verë, duke ditur se në afatet e fundit nuk ka bërë asnjë transferim për shkak të investimeve në stadium.
Arsenali do të kërkojë t’i bëjë së paku katër transferime në verë, gjersa mbrojtja është pika e tyre më e dobët në skuadër, por fillimisht do të shikojnë në fazën ofensive.
Manchester Unitedi ka disa shënjestra në këtë afat kalimtar, por si Topçinjtë edhe ata do të tentojnë ta përforcojnë mbrojtjen. Djajtë e Kuq janë duke tentuar ta transferojnë Kalidou Koulibalyn nga Napoli, mirëpo duhet të paguajnë 115 milionë euro për shërbimet e senegalezit.
Arsenali është duke shpresuar që në verë ta transferojë Hakim Ziyech nga Ajaxi, por për ta realizuar këtë transferim, duhet të ofrojnë 31 milionë euro te skuadra holandeze.
Është pak e besueshme, por Tottenhami është duke shpresuar që në verë ta transferojë Marco Asension nga Real Madridi. Mesfushori spanjoll nuk ka luajtur standard në këtë sezon që lamë pas, andaj madrilenët e duan shitjen e tij.
Maurizio Sarri ka rikthyer sërish shikimin nga Napoli, pasi që e dëshiron Arkadiusz Milikun, gjersa në verën e kaluar e transferoi Jorginhon. Trajneri italian e dëshiron transferimin e sulmuesit polak që kushton 45 milionë euro, mirëpo ky transferim mund të realizohet vetëm nëse FIFA e heq dënimin që i vendosi para pak javësh.
Liverpooli është në mesin e skuadrave që dëshirojnë ta transferojnë Joao Felixin nga Benfica. Skuadra angleze thuhet se është e gatshme që të paguajë 80 milionë euro për t’i marrë shërbimet e talentit portugez.
Manchester City ka arritur ta mbrojë titullin e Ligës Premier, duke e fituar për të dytën herë radhazi, mirëpo u duhet një mesfushor. Citizens janë duke tentuar ta transefrojnëRodrin nga Atletico Madridi si zëvendësues të Fernandinhos. Për ta realizuar transferimin e mesfushorit, skuadra angleze duhet t’i paguajë 65 milionë euro /Telegrafi/