FIFA ka publikua emrat e trajnerëve në garë për ‘Trajneri më i mirë i FIFA-s 2017’.
Në listë gjenden 12 trajner që do të luftojnë për këtë çmim.
Italia ka më së shumti trajner në listë, gjithsej tre. Pastaj vjen Spanja me dy [Pep Guardiola dhe Luis Enrique] dhe Argjentina me dy po ashtu [Diego Simeone dhe Mauricio Pochettino].
Max Allegri, Antonio Conte dhe Carlo Ancelotti janë trajnerët që vijnë nga Italia.
‘Trajneri më i mirë i FIFA-s 2017’ do të zgjidhet nga shumë votues, duke filluar nga trajnerët e ekipeve kombëtare, kapitenët, mediat dhe fansat.
Votimi do të hapet me 21 gusht dhe do të mbyllet me 7 shtator.
Cmimi do të jepet në Londër me 23 tetor, ndërsa në herën e fundit e ka fituar Claudio Ranieri. /Telegrafi/
Lista
Massimiliano Allegri (ITA – Juventus)
Carlo Ancelotti (ITA – FC Bayern Munich)
Antonio Conte (ITA – Chelsea)
Luis Enrique (ESP – FC Barcelona)
Pep Guardiola (ESP – Manchester City)
Leonardo Jardim (POR – AS Monaco)
Joachim Low (GER – German national team)
Jose Mourinho (POR – Manchester United)
Mauricio Pochettino (ARG – Tottenham Hotspur)
Diego Simeone (ARG – Atlético Madrid)
Tite (BRA – Brazili)
Zinedine Zidane (FRA – Real Madrid)