Antonio Conte është trajneri më i mirë në pesë kampionatet më të mira të Evropës në 100 ndeshjet e fundit.
Trajneri i Chelseat, Conte, kryeson renditjen me 247 pikë nga 100 ndeshjet e fundit, duke lënë pas kampionët e Italisë.
Massimiliano Allegri është i dyti me nëntë pikë më pak duke tubuar 238 pikë në 100 ndeshjet e fundit.
Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Diego Simeone vijnë pas dyshes italiane ndërsa shifrat e Wenger në 100 ndeshjet e fundit janë tepër interesante.
Ancelotti në 100 ndeshjet e tij të fundit ka 236 pikë, ndërsa Pep Guardiola që ka drejtuar Bayernin dhe Manchester Cityn në 100 ndeshjet e fundit ka 231 pikë.
Simeone në 100 ndeshjet e fundit ka tubuar 214 pikë.
Francezi Wenger ka fituar 59 dhe ka barazuar 20 në 100 të fundit, duke grumbulluar 197 pikë.
Mauricio Pochettino, Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp e mbyllin top 10-shen. /Telegrafi/
Renditja