Tashmë janë zyrtar 30 emrat që do të konkurrojnë për ‘Topin e Artë 2018.
Në 10 vitet e fundit këtë trofe e kanë fituar Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi, ndërsa këtë vit mund të ketë thyerje që ta fitojë dikush tjetër.
Fituesi i fundit jashtë dyshes ‘mbinjerëzore’ është Kaka, i cili fitoi çmimin në vitin 2007.
Do të jetë interesante të shihet nëse Ronaldo ose Messi do të jenë në gjendje të marrin përsëri çmimin prestigjioz, apo Luka Modric që shihet si një ndër më të mirët.
Gjithsej 30 lojtarë janë përzgjedhur për këtë çmim.
Kishte disa surpriza në listën përfundimtare, por aty nuk janë pesë lojtarë që do ta meritonin.
Më poshtë i gjeni emrat e atyre që do të duhet të ishin në këtë mes.
# 5 Edin Dzeko -AS Roma
Top katër në kampionat dhe një gjysmëfinale në Evropë, Dzeko ka qenë lojtar kryesor te Roma.
Ai ka shënuar 29 gola në edicionin 2017-18. Tetë nga këto gola erdhën në Ligën e Kampionëve.
# 4 Robert Lewandowski – Bayern Munich
41 gola në sezonin e kaluar, golashënuesi më i mirë në Bundesliga për herë të tretë në karrierën e tij.
Lewandowski mund të ketë qenë i zhgënjyer që nuk e sheh emrin e tij midis 30 të nominuarve.
# 3 David Silva – Manchester City
David Silva kishte një rol vendimtar në rekordet e Manchester Cityt në sezonin e kaluar, duke shënuar 10 gola.
# 2 Keylor Navas – Real Madrid
Portieri i Real Madridit ka treguar formë të jashtëzakonshme ndër vite.
Navas u votua si portieri i më i mirë i Ligës së Kampionëve por kjo nuk mjaftoi që të jetë në Top 30.
# 1 Samuel Umtiti – Barcelona
Fituesi i Kupës së Botës, fituesi i LaLiga dhe Kupë së Mbretit.
Çka duhet të bëjë më shumë Umtiti që të jetë në top 30. /Telegrafi/