Telegrafi

Top tetë yjet që nuk kanë fituar asnjëherë titujt e ligës (Foto)

Shumica e lojtarëve pensionohen pa fituar asnjëherë në karrierë titullin e ligës (Kampionatin), por disa shquhen më shumë për këtë.

E gjitha kjo pasi ata mbajnë në supe gjatë gjithë kohës klubet e tyre, me raste edhe fitojnë tituj të rëndësishëm, por jo dhe titullin e ligës.

Lexo po ashtu Top shtatë lojtarët që u pensionuan të ri nga futbolli (Foto)

Me këtë rast më poshtë keni tetë lojtarët më të njohur që nuk kanë fituar kurrë kampionatet. /Telegrafi/

1. Steven Gerrard

Steven Gerrard ka dështuar të fiton Ligën Premier në 17 sezonet e tij me Liverpoolin. Përkundër kësaj ai vazhdon të jetë një nga lojtarët më të pëlqyer dhe dashur jo vetëm nga Reds, por nga gjithë tifozët e futbollit.

2. Socrates

I njohur si ‘Doktor Socrates’ për shkak të doktoraturës së tij në mjekësi, Socrates është një nga lojtarët më të mirë që është parë të luajë për Përfaqësuesen e Brazilit. Ai ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura braziliane, por nuk arriti kurrë të fiton kampionatin.

3. Gary Lineker

I njohur për faktin se nuk është ndëshkuar kurrë me karton të verdhë apo të kuq, Linker edhe pse ishte pjesë e klubeve si Barcelona, Everton, Tottenahm e Leicester, ai kurrë nuk ka arritur të fiton kampionatin me këto skuadra.

4. Stanley Matthews

Sir Stanley Matthews i njohur si lojtari i parë që e ka fituar ‘Topin e Artë’ dhe një nga tre anglezët që e ka arritur të fiton këtë çmim. Ai luajti 697 ndeshje për Stoke Cityn dhe Blackpool, por nuk ka arritur të fiton kurrë kampionatin.

5. Matt Le Tissier

Ai është mesfushori i parë që ka shënuar 100 gola në Ligën Premier, të gjithë këta me Southamptonin, por asnjëherë nuk arriti të shpallet kampion i ligës me The Saints.

6. Robbie Fowler

Robbie Fowler është lojtari me më së shumti gola në Ligën Premier pa fituar asnjëherë kampionatin. Me 163 gola në PL, legjenda e Liverpoolit ka fituar FA Cup, League Cup dhe UEFA Cup, por kurrë kampionatin elitar anglez. Fowler ishte pjesë edhe e Manchester Cityt, Cardiff Cityt, Leeds Unitedit dhe Blackburn Rovers.

7. Antonio Di Natale

Ndryshe nga shumica e sulmuesve, Antonio Di Natale vitet më të mira në karrierën i ka pasur pas moshës 30 vjeçare. Mes 2009 dhe 2011, vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë pasur me shumë gola se ai. Di Natale ka qenë pjesë e Udineses që nga viti 2004 dhe ka fitua ‘Këpucën e Artë’ të Serie A në 2010 dhe 2011, por kurrë kampionatin italian.

8. Gareth Bale

Gareth Bale është një nga lojtarët më të mirë që ka parë futbolli në vitet e fundit. Sulmuesi nga Uellsi njihet edhe për transferimin e tij të famshëm nga Tottenhami te Real Madridi për rreth 100 milionë euro. Me Los Blancos ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, por 27-vjeçari ende është në kërkim të një kampionati.

/Telegrafi/