Site icon Telegrafi

Top skuadrat evropiane pas Seskos, Leipzigi po kërkon rreth 100 milionë për yllin slloven

Benjamin Sesko është një nga sulmuesit qendror më të kërkuar në tregu e transferimeve.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Bundesliga, Sesko ka përfunduar në listën e dëshirave të top skuadrave si Chelsea, Arsenal, Man Utd, Milan, PSG apo Barcelona.

Megjithatë largimi i tij nga Leipzig nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Sesko javë më parë ka vazhduar kontratën me kushte të përmirësuara dhe është i lidhur me klubin gjerman deri në verën e vitit 2029.

Lexo po ashtu Vazhdoi kontratën me Leipzig, gjigantët evropianë zbulojnë klauzolën e lartë të Benjamin Seskos

Përkundër se në mediat gjermane kanë qarkulluar lajme se Sesko ka një klauzolë largimi rreth 75 milionë euro, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Leipzig i ka vazhduar kontratën dhe nga shitja eventuale e sulmuesit slloven në verë synon që të fitojë rreth 100 milionë euro, që do të ishte një rekord për klubin.

Lexo po ashtu E duan tre gjigantët e Ligës Premier, Benjamin Sesko i bënë të qarta ndjenjat e tij

21-vjeçari iu bashkua Leipzigut në verën e vitit 2023 për një shumë prej 24 milionë eurove.

Reprezentuesi slloven në vitin e tij të parë në futbollin gjerman ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë, derisa Leipzig tani po pret që nga shitja e tij të pasurohet edhe më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version