Site icon Telegrafi

Top golashënuesit më të mirë të dekadës – Messi u rivalizua vetëm nga Ronaldo

Lionel Messi është shpallur golashënuesi më i mirë i dekadës që po e lëmë pas.

Ylli argjentinas nga viti 2010 e deri më 2020 ka arritur të shënojë në total 369 gola.

32-vjeçari i Barcelonës edhe në këtë dekadë është rivalizuar nga Cristiano Ronaldo që kishte shënuar në total 304 gola.

Sergio Aguero kishte një dekadë mjaftë të suksesshme e që ka shënuar 174 gola.

Pas tyre renditet Karim Benzema që ka arritur të realizojë 155 gola, derisa Luis Suarez e Antoine Griezmann kanë shënuar 141 sosh.

Më pas është Harry Kane me 136 gola, i ndjekur nga pas prej Wayne Rooneyt me 114, Romelu Lukaku me 113 dhe Robin van Perisie me 98 gola. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version