Telegrafi

Top dhjetë stadiumet me shikueshmërinë më të lartë deri më tani në këtë sezon – nga i Dortmundit deri te ai i Atletico Madridit

Borussia Dortmundi ka vendosur një rekord të ri në këtë sezon.

Skuadra gjermane ka arritur shikueshmërinë më të lartë deri më tani në këtë edicion, me 81.132 tifozë të pranishëm në Signal Iduna Park, sipas Transfermarkt.

Në vendin e dytë renditet rivali i tyre nga Bundesliga, Bayern Munich, që ka arritur një shikueshmëri prej 75,000 tifozë të pranishëm.

Vendi i tretë i takon Manchester Unitedit që edhe pse nuk po kalon nëpër një formë të mirë, ka arritur që të ketë një shikueshmëri prej 72,569 tifozë në Old Trafford.

Pas tyre renditet Barcelona me 72.438 tifozë të pranishëm në Camp Nou, derisa Real Madridi në Santiago Bernabeu shikueshmërinë më të lartë e kishte 66.242.

Më pas befasisht vijën skuadra si, Interi, Schalke, Tottenham Hotspur, Celtic dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

Foto: Transfermarkt