Deloitte ka publikuar listën e skuadrave me të ardhurat më të majme.
Barcelona e ka marrë kreun si klubi më i pasur në Evropë, duke e zbritur Real Madridin në vendin e dytë.
Gjiganti katalunas aktualisht nga të drejtat e marketingut, ato televizive dhe nga sponsorët, fiton rreth 863 milionë euro.
Pas tyre vijnë Los Blanco që fitojnë rreth 777 milionë euro, derisa Manchester Unitedi është në vendin e tretë me 700 milionë.
Rritje të madhe ka shënuar edhe Juventusi dhe kjo fal transferimit të Cristiano Ronaldos, e që të ardhurat e klubit janë rritur në 471 milionë euro.
Lista e 10 skuadrave me të ardhurat më të mëdha në futboll sipas Deloittes:
1 // Barcelona // 863 milionë euro
2 // Real Madrid // 777 milionë euro
3 // Manchester United // 700 milionë euro
4 // Bayern Munich // 677 milionë euro
5 // PSG // 652 milionë euro
6 // Manchester City // 626 milionë euro
7 // Liverpool // 620 milionë euro
8 // Tottenham Hotspur // 534 milionë euro
9 // Chelsea // 526 milionë euro
10 // Juventus // 471 milionë euro. /Telegrafi/