Site icon Telegrafi

Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)

Afati kalimtar çdo vit po bëhet më i vështirë për drejtorët sportiv të klubeve.

Çmimet e lojtarëve janë duke u rritur ndjeshëm dhe goditjet e parametra zero janë të mirëseardhura për shumë klube.

Calciomercato.com ka bërë një listë prej 30 futbollistëve të jashtëzakonshëm që luajnë në Evropë e që mbeten pa kontratë në fund të edicioni.

Portierë si Kepa Arrizabalaga dhe Iker Casillas do të mbesin pa kontratë me klubet aktuale.

Në mbrojtje ka emra si Giorgio Chiellini, Joao Miranda, Stefan De Vrij, Luke Shaë e Juanfran.

Në mesfushë ka emra si Milan Badelj, Emre Can, Fernandinho, Marouane Fellaini, Joao Moutinho e Yaya Toure.

Në pastaj pa kontratë mbesin Mario Balotelli, Zlatan Ibrahimovic, Frank Ribery e Arjen Robben. /Telegrafi/

1.Kepa Arrizabalaga, 23 vjeç, portieri i Athletic Bilbao

2.Iker Casillas, 36 vjeç, portieri i Portos

3.Pepe Reina, 35 vjeç, portieri i Napolit

4.Giorgio Chiellini, 33 vjeç, mbrojtësi i Juventusit

5.Joao Miranda, 33 vjeç, mbrojtësi i Interit

6.Stefan De Vrij, 25 vjeç, mbrojtësi i Lazios

7.Davide Santon, 27 vjeç, anësori i majtë i Interit

8.Domenico Criscito, 31 vjeç, mbrojtës i Zenit St. Petersburg

9.Luke Shaw, 22 vjeç, Manchester United

10.Juanfran, 33 vjeç, Atletico Madrid

11.Milan Badelj, 28 vjeç, mesfushorë i Fiorentinës

12.Emre Can, 24 vjeç, mesfushor i Liverpool

13.Fernandinho, 32 vjeç, mesfushor i Manchester City

14.Marouane Fellaini, 30 vjeç, mesfushori qendror i Manchester United

15.Santi Cazorla, 32 vjeç, mesfushor i Arsenalit

16.Thiago Motta, 35 vjeç, mesfushor i PSG

17.Yaya Touré, 34 vjeç, mesfushori qendror i Manchester City

18.Joao Moutinho, 31 vjeç, mesfushori qendror i Monacos

19.Jack Wilshere, 26 vjeç, mesfushor i Arsenalit

20.Kwadwo Asamoah, 29 vjeç, anësor i Juventusit

21.Franck Ribery, 34 vjeç, anësor i Bayern Munich

22.Arjen Robben, 33 vjeç, anësor i Bayern Munich

23.Bernard, 25 vjeç, anësor i Shakhtar Donetzk

24.Ashley Young, 32 vjeç, anësor i Manchester United

25.Mesut Ozil, 29 vjeç, “trekuartist” i Arsenalit

26.Hatem Ben Arfa, 30 vjeç, “playmaker” i PSG

27.Mario Balotelli, 27 vjeç, sulmues i Nice

28.Zlatan Ibrahimoviç, 36 vjeç, sulmues i Manchester United

29.Fernando Torres, 33 vjeç, sulmues i Atletico Madrid

30.Robin Van Persie, 34 vjeç, sulmues i Fenerbahce

Exit mobile version