Cristiano Ronaldo ka fituar konkurrencën me Thierry Henryn dhe Eric Cantonan për tu kurorëzuar si transferimin më i mirë ndonjëherë në Ligën Premier.
Ronaldo doli i pari në mes të 20 marrëveshjeve më të mëdha të Ligës Premier, sipas emisionit të Sky Sports News për transferime.
Ai ishte një nga katër lojtarët e Manchester United në top 10 së bashku me Eric Cantonan, Roy Keanen dhe Wayne Rooneyn.
Manchester United nënshkroi me Ronaldon nga Sporting Lisbonës për 12 milionë funte në gusht të vitit 2003.
Gjatë gjashtë sezoneve në Old Trafford, ai fitoi tetë trofe duke përfshirë tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Gjatë karrierës së tij, ai ka shënuar më shumë se 750 gola, ka fituar 30 trofe të mëdhenj, pesë Topa të Artë dhe dy çmime si lojtari më i mirë i FIFA-s.
Thierry Henry doli i dyti edhe pse shumë do të thonë se ai kishte më shumë ndikim në Ligën Premier sesa Ronaldo.
Arsenali e bleu atë në verën e vitit 1999 për 11 milionë funte nga Juventusi. Gjatë tetë sezoneve në Highbury, ai u bë i pamposhtur, ndërsa fitoi dy tituj dhe theu rekordin e golave të klubit.
Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, i cili shënoi një nga golat më të famshëm të Ligës Premier në vitin 2012 është i 19 në listë.
Disa emra të yjeve që u lanë jashtë listës në mënyrë të diskutueshme janë mbrojtësit e Manchester United, Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic.
Petr Cech ishte portieri i vetëm në listë.
Kampionët e Ligës Premier, Liverpool përfaqësohen nga Mohammed Salah (11) dhe Virgil van Dijk (14).
Lista me 20 të mirët
Cristiano Ronaldo
Thierry Henry
Eric Cantona
Frank Lampard
Roy Keane
Didier Drogba
Sol Campbell
Wayne Rooney
Vincent Kompany
Alan Shearer
Mohamed Salah
N’Golo Kante
Dennis Bergkamp
Virgil van Dijk
Gianfranco Zola
David Silva
Patrick Vieira
Eden Hazard
Sergio Aguero
Petr Cech
/Telegrafi/