Sergio Aguero është votuar si lojtari më ikonë i Ligës Premier në dekadën e fundit dhe goli i tij ndaj QPR që ua solli titullin e kampionit mund të jetë një nga arsyet.
Sulmuesi i Argjentinës është votuar si lojtari më ikonik në 10 vitet e fundit nga tifozët në BBC Sport.
Do të jetë befasi për shumë prej jush kur ta shihni James Milner në vendin e dytë, por lojtari i Liverpool ka qenë edhe te Man City, që janë të dyja dy ekipe të suksesshme të dekadës.
Si pjesë e skuadrës fituese të titullit të pabesueshëm të Leicester City në listë zë vendin e tretë Jamie Vardy.
Wayne Rooney është lojtari i katërt, ndërsa Vincent Kompany zë vendin e pestë.
Më poshtë është lista me 15 lojtarët që e shënuan dekadën e fundit.
1. Sergio Aguero
2. James Milner
3. Jamie Vardy
4. Wayne Rooney
5. Vincent Kompany
6. Frank Lampard
7. Harry Kane
8. David Silva
9. Eden Hazard
10. David de Gea
11. N’Golo Kante
12. Robin van Persie
13. John Terry
14. Yaya Toure
15. Raheem Sterling
/Telegrafi/