Harry Kane është votuar si zgjedhja e preferuar e tifozëve të Real Madridit për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo në Santiago Bernabeu.
Ylli portugez është larguar para disa javësh nga Real Madridi në drejtim të Juventusit për një shifër të raportuar prej 112 milionë eurosh në total.
Që nga largimi i tij drejtuesit e klubit madrilen janë në treg për të gjetur një zëvendësues dhe shumë emra të njohur janë lidhur me Realin.
Gazeta e madhe spanjolle Marca ka bërë një sondazh me disa sulmues të njohur duke pyetur tifozët se cili duhet të jetë zëvendësues i Ronaldos.
Sondazhi i gazetës u votua nga plot 200 mijë tifozë dhe në vend të parë doli sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Kane, i cili i mori 26 për qind të votave.
Zgjedhja e dytë dhe e tretë e tifozëve të Mbretërve ishin Edinson Cavani i Paris Saint-Germain dhe Mauro Icardi i Interi, të cilët morën nga 14 për qind të votave.
Ish-sulmuesi i Realit, tani i Lyonit, Mariano Diaz u votua nga 12 për qind, aq vota sa mori edhe golashënuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Kylian Mbappe dhe Neymar, të cilët kanë qenë të lidhur me një lëvizje në Madrid, nuk ishin përfshirë fare në anketë. /Telegrafi/