Telegrafi

Thaçi me Barcën, Obama me West Hamin, Merkel me Dortmundin

Politikanët e famshëm përveç angazhimeve politike kanë kohë edhe për futbollin. Shumë nga ta kanë skuadrat e tyre të zemrës të cilat i përcjellin në kohën e lirë.

Kështu Hashim Thaçi është tifoz i Barcelonës, ani pse ka simpati edhe për Real Madridin.

Barack Obama është tifoz i skuadrës angleze, West Ham. Kjo pasi që Obama ka jetuar disa vite në lindje të Londrës aty ku i ka lindur simpatia për këtë skuadër.

Angela Merkel është fanse e futbollit, ndërsa skuadra e parë e zemrës ishte Energia Cottbus. Pas rënies në kategoritë e ulëta të futbollit, Merkel është tani fanse e Borussia Dortmundit, transmeton indeksonline.

David Cameroon i Britanisë është tifoz i Aston Villës, skuadër kjo që po bije këtë edicion nga Premierliga.

Vladimir Putin është tifoz i Zenitit, ndërsa Mateo Renzi i Italisë është tifoz i Fiorentinës.

Francois Hollande i Francës është tifoz i Monacos, ndërsa presidentja kroate, Kitarovic është fanse e Dinamo Zagrebit.

Në Serbi, kryeministri dhe presidenti janë kundërshtarë në futboll pasi që Tomislav Nikolic është tifoz i Partizanit, ndërsa Aleksandar Vucic i Crvena Zvezdës.