Gjatë ditës së enjte, në Pragë të Çekisë ka ndodhur një sulm me armë, nga i cili, sipas raportimeve të fundit, thuhet se kanë mbetur 14 të vdekur (edhe pse fillimisht policia çeke kishte thënë se ishin 15).
Përveç të vrarëve, nga të shtënat kanë mbetur edhe të paktën 25 të plagosur, nga të cilët ishte thënë se nëntë janë në gjendje të rëndë, përcjell Telegrafi.
Sipas policisë çeke dhe shërbimit të shpëtimit të qytetit, personi përgjegjës për të shtënat është gjithashtu i vdekur.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje specifike për viktimat, por kanë thënë se incidenti duket se nuk ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.
Policia thotë se autori i armatosur ishte një student 24-vjeçar në fakultetin e arteve në Universitetin Charles, ku ndodhën të shtënat.
Ndërkohë dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen tragjike, përkatësisht tmerrin që përjetuan në momentin e të shtënave.
Reagime ka pasur nga personalitete brenda Çekisë dhe më gjerë ndërsa Republika Çeke do të mbajë një ditë zie të shtunën.
Dhe lidhur me zhvillimet atje, Telegrafi ka raportuar rreth të gjithave që ndodhën që nga momenti i sulmit – të cilat mund t’i lexoni më poshtë:
Fqinja e të dyshuarit për vrasjet masive në Pragë: Tani e di pse e mbante kutinë e kitarës në rrugë
Në Republikën Çeke, sot është ditë zie kombëtare pas masakrës së kryer të enjten nga studenti 24-vjeçar, David Kozak në Fakultetin Filozofik të Universitetit Charles.
Kujtojmë se pasditen e së enjtes Kozak vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë. Për nga numri i viktimave është rasti më tragjik i të shtënave masive në historinë e Çekisë. Gjetjet e fundit balistike tregojnë se sulmuesi është i lidhur me vrasjen e dy personave të tjerë në një pyll pranë Pragës…më shumë.
“Hej, ja ku jam, qëllo këtu!”, gazetari çek quhet “hero” pasi u mundua të shpërqendrojë sulmuesin në Pragë
Një gazetar çek po vlerësohet për veprimin e tij të guximshëm në sulmin e së enjtes në Pragë, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 25 të tjerë në objektin universitar nga një person i armatosur.
Për ta shpërqendruar sulmuesin, gazetari çek i kërkoi të qëllonte drejt tij, për të ndihmuar njerëzit e tjerë që të largoheshin sa më shpejt nga objekti, transmeton Telegrafi.
“Hej, ja ku jam, qëllo këtu!”, bërtiti gazetari në drejtim të tij, derisa një video e cila po përhapet gjerësisht në rrjetin social X, duket se vërteton këtë skenë, nga ku sulmuesi qëndronte në ballkon dhe po qëllonte pa pushim, lexo më shumë.
Pamje të reja të sulmit në Pragë – sulmuesi u sistemua në ballkonin e objektit me pushkën e tij të gjatë dhe gjuante pa pushim
Pamje të reja janë publikuar në internet lidhur me sulmin masiv që tronditi Çekinë pasditen e së enjtes, në një objekt universiteti në Pragë.
I dyshuari që vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë është parë në ballkonin e objektit universitar duke shtirë pa pushim me pushkën e tij të gjatë me optikë, lexo më shumë.
⚠️??More Footage released of the Prague shooter opening fire from the rooftop of Prague University. pic.twitter.com/bVJk7aktHV
— Ignorance, the root and stem of all evil (@ivan_8848) December 22, 2023
Vrasësi kishte një armë me vlerë 8000 euro, eksperti çek: Ai nuk kishte nevojë për ndonjë trajnim të veçantë për të
Njeriu që vrau të paktën 14 persona në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Charles në Pragë, kishte një pushkë të gjatë me optikë. Këtë e dëshmon edhe fotografia prej universitetit në sheshin Jan Palacha.
Ish-inspektori i policisë dhe instruktori i gjuajtjes, Pavel Çerny tha për aktualne.cz se bëhet fjalë për një armë shumë të shtrenjtë…më shumë.
Policia me detaje të reja të masakrës në Pragë – publikohen pamje të reja të aksionit brenda universitetit
Policia publikoi një video të re të sulmit nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Charles në Pragë, ku sulmuesi vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë, publikoi edhe shumë detaje të reja.
Për sa i përket numrit të viktimave, ky është rasti më tragjik i të shtënave masive në historinë e Republikës Çeke.
Sulmuesi ka kryer vetëvrasje pas sulmit, ka konfirmuar policia…më shumë.
Pamjet dramatike tregojnë njerëzit duke kërcyer nga parvazi i ndërtesës së një universiteti në Pragë
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një universitet në qendër të Pragës, 14 persona mbetën të vrarë, përfshirë sulmuesin dhe më shumë se 30 u plagosën, disa janë në gjendje të rëndë.
Shumë pamje dramatike janë shpërndarë pas të sulmit të armatosur të një personi në kryeqytetin e Çekisë…më shumë.
Çfarë dimë deri më tani për vrasësin masiv nga Praga?
Pas të shtënave që ndodhën pasditen e djeshme në një kolegj në qendër të Pragës, 14 persona mbetën të vrarë, përfshirë sulmuesin dhe më shumë se 30 u plagosën, disa në gjendje të rëndë, njoftoi shërbimi i urgjencës së Pragës.
Policia çeke njoftoi pak pas orës 15:00 se kishte ndërhyrë për shkak të të shtënave në Fakultetin Filozofik të Universitetit Charles, në sheshin Jan Palach. Policia më pas raportoi se sulmuesi ishte “eliminuar”. Qeveria çeke shpalli 23 dhjetorin si “Ditë Zie”. Nuk dihen ende motivet e vrasjes masive. Policia deri më tani ka identifikuar 11 viktima…më shumë.
Republika Çeke shpall ditë zie për viktimat e të shtënave në Pragë
Republika Çeke do të mbajë një ditë zie të shtunën për të vrarët nga të shtënat në Pragë, njoftuan zyrtarët në një konferencë të përbashkët shtypi të enjten.
“Dua të shpreh trishtimin tim të thellë dhe gjithashtu zemërimin për humbjen e kaq shumë jetëve”, tha presidenti çek Petr Pavel, duke shtuar se të shtënat janë “incidenti më tragjik në historinë e Republikës Çeke”.
Gjatë ditës së zisë, flamujt do të valojnë në gjysmë shtizë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Kambanat në të gjithë vendin do të bien për viktimat e sulmit, sipas kryeministrit çek Petr Fiala. /Telegrafi/
“Dikush u përpoq të hapte derën dhunshëm”: Një student përshkruan tmerrin e të shtënave në një universitet në Pragë të Çekisë, ku mbetën 14 të vdekur
Studenti i sapodiplomuar Jakob Weizman, 25 vjeç, i tha CNN se ishte në një klasë me profesorin e tij kur ata dëgjuan atë që dukej si të shtëna armësh dhe britma – dhe më pas tingujt u bënë më të fortë.
Për të lexuar rrëfimin e tij, klikoni KËTU.
Njeriu që vrau 14 persona të enjten në Pragë të Çekisë ka lidhje me dy vrasje të ndodhura javën e kaluar?
Vrasja e disa personave në një universitet të Pragës mund të ketë lidhje me një vrasje të ndodhur ditë më parë në Çeki.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Policia ndryshon numrin e personave të vrarë në të shtënat në Pragë, tani thotë se bëhet fjalë për 14 viktima
Shefi i policisë çeke Martin Vondrášek përditësoi numrin e personave të vrarë nga të shtënat në Universitetin Charles në qendër të Pragës, duke thënë se 14 vdiqën dhe 25 të tjerë u plagosën.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Vondrášek kishte thënë më parë se të paktën 15 persona kishin vdekur.
Ai tha se nga 25 të lënduarit, 10 janë në gjendje të rëndë.
Shefi i policisë i përditësoi numrat ndërsa foli në një konferencë për shtyp të enjten në mbrëmje. /Telegrafi/
Sulmuesi i dyshuar kishte një leje për armë, sipas shefit të policisë çeke
Personi i dyshuar për vrasjen e të paktën 15 personave në Universitetin Charles në Pragë kishte një leje armësh dhe kishte në pronësi disa armë, sipas presidentit të policisë çeke, Martin Vondrášek.
Policia më herët tha se nuk e ka identifikuar zyrtarisht autorin e vrarë për shkak të ashpërsisë së plagëve të marra, por se dyshohet se është një student 24-vjeçar.
Vendi thuhet se ka ligje relativisht liberale për armët në krahasim me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian.
Për të marrë një armë në mënyrë të ligjshme, një person ka nevojë për një licencë zyrtare për armë zjarri, e cila kërkon një ekzaminim mjekësor, një provim të aftësisë për armë dhe pa precedentë të mëparshëm penalë.
Sipas statistikave zyrtare të policisë, më shumë se 300,000 njerëz kanë leje ligjore për të mbajtur një armë.
Që nga viti 2022, pothuajse 1 milion armë në pronësi të ligjshme u regjistruan zyrtarisht në Republikën Çeke. /Telegrafi/
Në mediat sociale po qarkullon një mesazh, thuhet se ishte i sulmuesit që la disa të vdekur në Pragë të Çekisë
Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një mesazh i cili supozohet të jetë i tij dhe për të cilin kanë filluar të shkruajnë edhe mediat vendase.
Me sa duket ai deklaroi në Telegram një javë më parë se do të kryente një sulm.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Pamje që tregojnë njerëz të fshehur në parvazin e një ndërtese universiteti mes të shtënave masive në qendër të Pragës
Udhëheqësit evropianë reagojnë pas të shtënave vdekjeprurëse në universitetin e Pragës
Udhëheqësit evropianë po dënojnë dhunën dhe po shprehin tronditjen e tyre pasi një sulmues vrau 15 persona në një universitet në Pragë të enjten.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përsëriti dënimin e “të gjitha formave të dhunës, fanatizmit dhe terrorizmit”, sipas një postimi në X, dikur Twitter, përcjell Telegrafi.
“Evropa ka për detyrë të reagojë dhe të forcojë çdo mjet të dobishëm për të garantuar sigurinë maksimale për qytetarët e saj”, tha Meloni.
Ndërsa presidenti austriak Alexander Van der Bellen theksoi në një postim se është “thellësisht i tronditur nga sulmi mizor” në Pragë dhe mendimet e tij janë me ata në Republikën Çeke.
Ndërkohë presidenti rumun Klaus Iohannis tha se vendi i tij “qëndron me popullin e Republikës Çeke gjatë këtyre kohëve të vështira”, duke shtuar se ai ishte “i tmerruar nga të shtënat”.
Një reagim ka ardhur edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.
“Shpreh solidaritetin tim me të plagosurit dhe të dashurit e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet çeke”, tha ai në një postim. /Telegrafi/
Trupi i të armatosurit u gjet në objektet e universitetit
“Trupi i pajetë” i personit të armatosur u gjet në universitet, thotë presidenti i policisë.
Ai gjithashtu konfirmon se 15 persona u vranë dhe 24 u plagosën në sulm, dhe shton se mendohet se sulmuesi është frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit.
Të shtënat masive nuk janë të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, u tha gazetarëve Vit Rakusan, ministri çek i Brendshëm.
Asnjë tregues për lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, thotë ministri çek
Duke folur në konferencën për shtyp, ministri i Brendshëm çek Vít Rakušan tha se “nuk ka asnjë tregues se ky krim ka ndonjë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar”.
Sulmuesi thuhet se vrau edhe babanë e tij
Përveç 15 personave të vrarë nga të shtënat në qendër të Pragës, 30 persona të tjerë janë plagosur, duke përfshirë nëntë të plagosur rëndë, sipas shërbimit çek të shpëtimit.
Policia tha më parë se personi i armatosur – një student në Fakultetin e Arteve në Universitetin Charles në Pragë – ishte “eliminuar”.
Trupi i tij u gjet në ndërtesën e universitetit, sipas zyrtarëve.
Policia tha se babai i të armatosurit gjithashtu u gjet i vdekur më herët sot.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Përveç dhjetë të vrarëve, nëntë janë të plagosur rëndë – bëhet i ditur identiteti i të dyshuarit që gjithashtu mbeti i vdekur në Pragë
Të enjten pasdite, policia ka shpallur një kërkim për David Kozák, të cilin e lidhi me një rast të vdekjes së dhunshme në fshatin Kladensko të Çekisë.
Dhe siç raportojnë mediat atje, më pas, u bë e qartë se i kërkuari ishte autori i armës që pasdite vrau dhjetë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Fakultetin Filozofik në Pragë, përcjell Telegrafi.
Střelba na FF UK: 11 mrtvých osob včetně útočníka, 9 vážně zraněných, 5-6 středě vážně zraněných, do 10 lehce zraněných. Počty se ještě mohou měnit.
— ZZS HMP (@zzshmp) December 21, 2023
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.
Një student ka publikuar një foto nga klasa ku ishte fshehur gjatë sulmit me armë në një universitet në Pragë të Çekisë
Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se shihet një nga studentët në klasën ku ndodhet ende i bllokuar.
“Aktualisht i mbërthyer brenda klasës sime në Pragë. Sulmuesi ka vdekur, por ne presim të evakuohemi. Duke u lutur për të dalë i gjallë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.
Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.