Cilësohet si njëri nga mesfushorët më të talentuar spanjoll, por ai nuk po gjen hapësira tek Real Madridi.
Fjala është për talentin e madh Dani Ceballos i cili iu bashkua madrilenëve me shumë bujë nga Real Betis.
Reali pagoi rreth 17 milionë euro për lojtarin por që Zidane nuk po i jep hapësirat e duhura.
Në ndeshjen e fundit ndaj Leganes, mesfushori u turpërua pasi u fut në lojë vetëm në minutën e fundit shtesë.
Kjo ka bërë që ai të mendoj largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ për të gjetur një skuadër ku vlerësohet më shumë dhe ku ka hapësirë për të luajtur.
E përditshmja spanjolle ‘AS’, ka shkruar se pas lojtarit janë vënë gjashtë skuadra të mëdha evropiane.
Tre gjigantët italian Roma, Juventus dhe Milan janë në garë për të nënshkruar me lojtarin në verë.
Por për të interesim ka edhe nga kampionati anglez me Liverpoolin dhe Arsenalin që gjithashtu e duan atë.
Krejt në fund mbetet skuadra gjermane Borussia Dortmund e cila iu është futur garës për talentin spanjoll.
Gjithsesi Reali e di se ka në radhët e veta një talent të jashtëzakonshëm dhe vështirë se do të heqë dorë nga ai.
Kontrata aktuale e 21-vjeçarit me Real Madridin skadon në verën e vitit 2023 ndërsa ai ka një klauzolë largimi të lartë prej 500 milionë eurove. /Telegrafi/