Afati kalimtar i janarit ka qenë i domosdoshëm për disa nga futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë.
Disa për një hap më cilësor në karrierë, e disa të tjerë për më shumë minuta.
Kjo ka bërë që disa prej tyre të ndërrojnë mjedis, duke nisur nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Telegrafi.
Florent Muslija ka bërë hapin më të mirë duke nënshkruar me Freiburg në Bundesliga.
Benjamin Kololli (Basel), Valon Berisha (LASK), Ermal Krasniqi (Rapid Bukuresht), Qëndrim Zyba (Legia) janë disa nga lëvizjet e tjera interesante të lojtarëve që përfaqësojnë Kosovën.
Ambient kanë ndryshuar edhe Armando Broja që ka kaluar te Fulham dhe Marash Kumbulla që do të luajë te Sassuolo.
Florent Muslija (Paderborn – Freiburg)
Lirim Kastrati (Ujpest – Widzew Lodz)
Ermal Krasniqi (Cluj – Rapid Bukuresht)
Valon Berisha (pa klub – LASK)
Armando Broja (Chelsea – Fulham)
Marash Kumbulla (Roma – Sassuolo)
Qëndrim Zyba (Ballkani –Legia)
Indrit Tuci (Lokomotiva Zagreb – Sparta Praga)
Agon Elezi (Varazdin – Bochum)
Arbër Hoxha (Slaven Belupo – Dinamo Zagreb)
Benjamin Kololli (Shimizu S-Pulse – Basel)
Albian Ajeti (Gaziantep – Basel)
Ibrahim Dresevic (Fatih Karagumruk – Machida Zelvia)
Dardan Shabanhaxhaj (Mura – Rubin Kazan)
Florent Hasani (Tirana – Rapid Bukuresht)
Loret Sadiku (Hammarby IF – Kasimpasa)
Eros Grezda (Partizani – Rudes)
Ermir Lenjani (pa klub – Schaffhausen)
Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu (Drita – FC Lnz Cherkasy)
Valon Zumberi (Hamburg – Schaffhausen)
Jorgo Pëllumbi (Varazdin – Debreceni)
Valon Ethemi (Istanbulspor – Konyaspor)
/Telegrafi/