Projekti i Superligës Evropiane thuhet se nuk ka mbaruar dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, synon të padisë UEFA-n.
Gara e shkëputur e klubeve evropiane u shpall pikërisht një javë më parë dhe krijoi një tërmet në botën e futbollit.
Projekti dështoi brenda 48 orësh me gjashtë klubet e Ligës Premier që njoftuan tërheqjen e tyre të martën, ndërsa më pas u ndoqëen edhe nga Interi dhe Atletico Madridit.
Megjithatë, sipas mediumit italian Corriere della Sera, historia është larg nga të mbaruarit.
Juventusi, Milani, Real Madridi dhe Barcelona nuk e kanë lënë zyrtarisht garën pasi ata mund të padisin ata që kanë lënë projektin, shpjegon The Financial Times.
Ndërsa Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin këmbëngul që klubet e shkëputura mund të përballen me sanksione, Florentino Perez konsideron të padisë organin drejtues të futbollit evropian.
Florentino beson se UEFA nuk mund të veprojë si organizatorët dhe rregullatorët e garave evropiane dhe thuhet se dëshiron të paraqesë një ankesë anti-trust.
Ai beson se UEFA ka një monopol dhe po i pengon klubet të krijojnë turne alternative.
Sipas raportit, Kompania Evropiane e Superligës Evropiane me qendër në Madrid nuk është shpërbërë dhe të paktën katër klube janë ende pjesë e tij. /Telegrafi/