Një super-kompjuter ka parashikuar tabelën përfundimtare të sezonit 2019/20 të Ligës Premier dhe ka siguruar disa befasi të mëdha.
Tashmë jemi vetëm 11 ndeshje nga fillimi i sezonit të ri, por Liga Premier ka filluar të marrë formë.
Mediumi i njohur TalkSPORT ka vendosur ta vë në funksion superkompjuterin e tyre dhe të llogarisë se si do të përfundojë ky sezon në Angli.
Sipas tyre, Liverpooli do të fitojë titullin e parë të parë të Ligës Premier që nga formati i ri, duke fituar garën ndaj Manchester Cityt me gjashtë pikë më shumë.
Të dy rivalët e titullit përballen të dielën në Anfield dhe një fitore e Liverpoolit mund të shihte njerëzit e Jurgen Klopp të zgjasin epërsinë e tyre në nëntë pikë.
Katërshja e parë thuhet se do të kenë një anëtar të ri dhe ai është Leicester City në vendin e katërt, ndërsa para tyre gjendet Chelsea i treti.
Sezoni i mirë i Dhelprave do të bëjë që ata të kthehen në katërshe për herë të parë që nga fitimi i titullit.
Kjo do të thotë që Arsenali, Tottenham Hotspur dhe Manchester United janë gati të humbasin vendet e tyre në top katërshe.
Sezoni debutues i Graham Potter me Brighton do të shohë këtë klub të përfundojë në vendin e tretë tetë, që është një befasi e madhe dhe përfundimi i tyre më i lartë ndonjëherë në Ligën Premier.
West Ham dhe Bournemouth, sipas superkompjuterit pritet ta përfundojnë sezonin në 10 vendet e para.
Pjesa e poshtme përmban disa skuadra që mund të ndiejnë se janë trajtuar ashpër.
Sheffield Unitedi parashikohet të përfundojë në vendin e 11-të, Wolves në vendin e 12-të, Crsytal Palace në vendin e 13-të Everton në vendin e 14-të, Burnley i 15-ti, ndërsa Newcaslte në pozitën e 16-të.
Aston Villa thuhet se do të qëndrojë edhe një sezon në Ligën Premier, pasi do të përfundoj sezonin në vendin e 17-të.
Norwich parashikohet të zbresë në Championship nga pozita e 18-të, ndërsa dy klubet tjera që do të bien nga kategoria do të jenë Southampton dhe Watford.
Më poshtë keni tabelën përfundimtare sipas superkompjuterit:
1.Liverpool
2.Manchester City
3.Chelsea
4.Leicester City
5.Arsenal
6.Tottenham Hotspur
7.Manchester United
8.Brighton & Hove Albion
9.West Ham United
10.Bournemouth
11.Sheffield United
12.Wolverhampton Wanderers
13.Crystal Palace
14.Everton
15.Burnley
16.Newcastle United
17.Aston Villa
18.Norwich City
19.Southampton
20.Watford
/Telegrafi/