Ky edicion i Ligës Premier vazhdon të jetë një prej më interesantëve duke marrë parasysh klubet që kanë pasur probleme të papritura dhe atyre që janë në garë për titullin e kampionit të Anglisë.
Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Arsenal e kanë nisur keq sezonin, ndërkohë që Leicester City dhe Sheffield Unitedi kanë pasur sukses në këtë sezon.
Nga ana tjetër, gara për titullin e Ligës Premier edhe këtë sezon zhvillohet ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Superkompjuteri i rrjetit talkSPORT e ka parashikuar renditjen finale se si mund të duket tabela e Ligës Premier në fund të sezonit 2019/2020:
20. Watford (bie nga liga)
19. Southampton (bie nga liga)
18. Norwich City (bie nga liga)
17. Brighton
16. Everton
15. Aston Villa
14. Newcastle United
13. Bournemouth
12. West Ham United
11. Burnley
10. Crystal Palace
9. Sheffield United
8. Manchester United
7. Wolverhampton Wanderers
6. Arsenal
5. Leicester City (kualifikim në Ligën e Evropës)
4. Tottenham Hotspur (kualifikim në Ligën e Kampionëve)
3. Chelsea (kualifikim në Ligën e Kampionëve)
2. Manchester City (kualifikim në Ligën e Kampionëve)
1. Liverpool (Kampion i Ligës Premier/kualifikim në Ligën e Kampionëve)
/Telegrafi/