Një super-kompjuter ka parashikuar që skuadra e Liverpoolit të Jurgen Klopp do të grumbullojë plot 112 pikë në rrugën e fitimit së titullit të Ligës Premier.
Reds kanë qenë në formë të lartë këtë sezon pasi liderët e ligës janë arratisur tashmë, duke humbur vetëm dy pikë nga 25 ndeshjet e tyre deri më tani.
Djelmoshat e Kloppit, të cilët kanë 73 pikë dhe një epërsi prej 22 pikësh ndaj Manchester Cityt, pritet të fitojnë titullin e ligës me një diferencë të konsiderueshme sipas parashikimit të super-kompjuterit.
Super-kompjuteri gjithashtu parashikoi që kampionët aktual, City, të cilët aktualisht janë të dytët, do të përfundonin në vendin e tretë pas Leicester Cityt.
Chelsea pritet të jetë skuadra e fundit që do të përfundojë në katër të parët dhe të sigurojë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Super-kompjuteri beson se Tottenham, Manchester United dhe Arsenali do ta përfundojnë sezonin në pozita të ulëta.
Spurs parashikohet të përfundojnë në vendin e shtatë në 56 pikë, Unitedi në vendin e tetë me 55 pikë dhe Arsenali të përfundojë në vendin e nëntë me 48 pikë, ndërsa Norwich, Watford dhe Aston Villa pritet të bien nga kategoria.
Më poshtë Telegrafi ua sjell parashikimet e plota të super-kompjuterit për tabelën e Ligës Premier në fund të sezonit.
20.Norwich: 27 pikë
19.Watford: 30 pikë
18.Aston Villa: 31 pikë
17.Bournemouth: 34 pikë
16.West Ham: 37 pikë
15.Southampton: 40 pikë
14.Burnley: 43 pikë
13.Brighton: 44 pikë
12.Newcastle: 45 pikë
11.Crystal Palace: 45 pikë
10.Everton: 48 pikë
9.Arsenali: 48 pikë
8.Manchester United: 55 pikë
7.Tottenham: 56 pikë
6.Wolverhampton: 58 pikë
5.Sheffield United: 61 pikë
4.Chelsea: 69 pikë
3.Man City: 77 pikë
2.Leicester City: 84 pikë
1.Liverpool: 112 pikë
/Telegrafi/