Telegrafi

Sule, mbrojtësi që po ‘çmend’ skuadrat e mëdha evropiane

Është vetëm 21-vjeçar dhe po udhëheq skuadrën e tij pa humbje në Bundesliga.

Fjala është për Niklas Sulen, mbrojtësin gjerman të Hoffenheim i cili ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.

Paraqitjet fantastike në 11 ndeshje të qendërmbrojtësit kanë bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të mëdha evropiane.

Fillimisht nga Gjermani, Hoffenheim do ta ketë vështirë ta ndalë yllin e saj pasi Bayern Munich dhe Dortmund po e duan.

Mediat gjermane kanë shkruar se gjithashtu Barcelona e Atletico Madrid janë duke e vëzhguar me kujdes 21-vjeçarin.

Ndërkohë së fundmi është shfaqur edhe emri i skuadrave italiane, Inter dhe Milan si dhe atyre angleze Chelsea, Manchester United e Everton.

Sule pas paraqitjeve të mira ka arritur të zë vend në Kombëtaren gjermane dhe ta rrisë vlerën e tij në 30 milionë euro. /Telegrafi/