Telegrafi

Statistikat tregojnë se City është skuadra më e mirë deri më tani në Evropë

Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City është aktualisht skuadra më e mirë në Evropë, edhe pse në Ligën Premier renditet në pozitën e dytë me 16 pikë.

Skuadra e Pep Guardiola është duke impresionuar në këtë fillim sezon, pasi deri më tani ka shënuar 27 gola.

WhoScored e ka vlerësuar skuadrën angleze me notën 7.18, derisa qëndron bukur mirë edhe në posedimin e topit me 61.0 për ndeshje.

(Foto; Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Edhe pse posedimin e topit më të lartë e ka Paris Saint-Germian, francezët renditen në vendin e tretë, pas Bayern Munichut që ka statistika më të mira.

Lexo po ashtu Guardiola: Nuk do të ishte një katastrofë nëse City nuk e fiton Ligën e Kampionëve

Citizens kanë 21 gjuajtje në gol për ndeshje, derisa kanë fituar 13.3 duele në zonën e rreptësisë.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier nuk është edhe aq skuadër e disiplinuar, pasi janë ndëshkuar me 17 kartonë të verdhë as tetë ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/