Site icon Telegrafi

Stam: Van Dijk i shkëlqyeshëm, por Messi e meritoi Topin e Artë

Ish-mbrojtësi legjendar holandez, Jaap Stam ka thënë se se ylli i Barcelonës, Lionel Messi e meritoi Topin e Artë këtë sezon, pavarësisht se ishte në garë me bashkëkombësin e tij, Virgil Van Dijk.

Stam ishte i lumtur që pa mbrojtësin e Liverpooli, van Dijk në garë të ngushtë për të fituar çmimin, por pranon se Messi ishte një fitues i denjë.

“Mbrojtësit shpesh nënvlerësohen dhe zakonisht marrin më pak vëmendje”, ka thënë fillimisht Stam për Goal.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët që kanë fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në dekadën e fundit

“Sidoqoftë, kohërat po ndryshojnë dhe fatmirësisht kontributi i një mbrojtësi është vlerësuar gjithnjë e më shumë në ditët e sotme”.

“Golashënuesit janë paguar më mirë dhe marrin më shumë vëmendje. Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë kështu”.

“Prandaj besoj se Messi është akoma lojtari më i mirë në botë në rrethanat aktuale”.

Lexo po ashtu Liga e Kampionëve: Dhjetë rekorde të jashtëzakonshme që nuk mund të thyhen kurrë

“Sipas mendimit tim, është e drejtë që Topi i Artë shkoi tek ai vitin e kaluar. Unë sigurisht që do të kisha dashur që Van Dijk të kishte marrë çmimin, sepse ai me të vërtetë bëri një punë të shkëlqyeshme”.

“Por, Messi ka shënuar dhe krijuar gola nën presion te Barcelona për shumë vite, kjo është arsyeja pse ai me të drejtë është fituesi i Topit të Artë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Exit mobile version