Luciano Spaletti ka folur rreth zërave të fundit që po e lidhin yllin kroat të Real Madridit, Luka Modric me Interit dhe me deklaratat e tij veçse i ka shtuar benzinë zjarrit.
Mesfushori kroat ka ditë që po lidhet me një transferim bombastik nga Real Madridi te Interi.
Nerazzurrët thuhet se kanë marrëveshje në parim me Modricin, të cilit i kanë ofruar kontratë katërvjeçare me 11.5 milionë euro në sezon, por duhet të arrihet marrëveshja edhe me presidentin Florentino Perez.
Se interesimi për Modric dhe fjalët për transferimin e tij janë të vërteta, i ka vërtetuar edhe vet trajneri i Interit, Spalletti, i cili ka deklaruar se po ëndërron së bashku me tifozët, por nga drejtuesit do të ishte i kënaqur edhe nëse ia sjellin Messin.
“Drejtuesit po punojnë seriozisht dhe po përpiqen të vënë në praktikë gjithçka që mendojmë se na duket e drejtë”, ka thënë fillimisht Spalletti kur u pyet për Modric.
“Është e qartë se një lojtar i atij niveli si Modric do të ishte i rëndësishëm për këdo, e lëre më për ne”.
“Unë vazhdoj të ëndërroj së bashku me tifozët, por kemi kartat e duhura për të kompensuar gjithçka që mund të ndodhë”.
“Kanë mbetur akoma ditë: nëse në momentin e fundit do ta merrnin Messin, me kënaqësi do ta pranoja”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/