Mesut Ozil nuk është i dëshiruar në Arsenal dhe pritet largimi i tij gjatë këtij afati kalimtar veror.
Skuadra angleze Arsenal i ka vendosur çmimin e largimit mesfushorit gjerman Mesut Ozil.
Tri skuadrat e mëdha nga elita e futbollit turk, Fenerbahçe , Galatasaray dhe Besiktas janë të gjitha në bisedime me Arsenalin për yllin turko-gjerman.
‘Mirror’ thotë se Arsenali do të kërkojë 30 milionë euro për ta transferuar Ozilin.
Por pengesa më e madhe për transferim mbetet paga e tij vejtore prej 20 milionë euro në vit,
Skuadrat turke dëshirojnë që Ozil të ulë kërkesat e tij në 10 milionë euro në vit plus bonuse.
Shansi i vetëm i Arsenalit që ta gjejë një blerës për Ozilin është që ta lënë të lirë lojtarin. /Telegrafi/