Telegrafi

Skuadrat e mëdha kërkojnë informacione te Leipzig për çmimin e Christopher Nkunkus

Christopher Nkunku është njëri nga futbollistët më në formë në top kampionatet evropiane.

Sulmuesi francez është duke kaluar formë të jashtëzakonshme këtë edicion me RB Leipzig, duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje.

24-vjeçari ka qenë fantastik ku në 39 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 26 gola e ka asistuar në 15 të tjerë.

Por duke parë ecurinë e tij, drejtuesit e Leipzig e dinë se do ta kenë vështirë ta mbajnë për edicionin e ardhshëm sulmuesin, për mos të thënë të pamundur.

Sport Bild raporton se skuadrat e mëdha evropiane si Real Madrid, Manchester United, Juventus, Arsenal, PSG e Liverpool tanimë kanë kontaktuar drejtuesit e klubit gjerman.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman klubet e mëdha kanë kërkuar informacione nga Leipzig për çmimin e sulmuesit francez.

Lexo po ashtu Man City parakalon klubet e mëdha evropiane në garë për sulmuesin Nkunku

Leipzig i ka bërë të qartë klubeve të interesuara se do ta lejojnë largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse vije një ofertë mbi 75 milionë euro.

Nkunku i është bashkuar Leipzigut në vitin 2019 nga PSG për 13 milionë euro, derisa ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2024. /Telegrafi/