Telegrafi

Skuadra më e shtrenjtë që startoi dhe fitoi këtë sezon ishte e Man Cityt, kushtoi plot 726 milionë euro

CIES analizoi vlerat mesatare të skuadrave statuese që garojnë në pesë ligat më të forta evropiane.

Por në ndeshjen që Man City e fitoi 3-1 ndaj Brighton në Ligën Premier, skuadra startuese që doli në fushë vlente 726 milionë euro, sipas CIES.

Shifra është marrë nga shuma e vlerave që klubi ka paguar për lojtarët përmes transferimeve. Këtyre shumave u janë përfshirë gjithashtu edhe bonuset.

Nga ana tjetër, skuadra më e lirë që ka luajtur Pep Guardiola në ndeshjet e ligës ishte ajo që mposhti Nottingham Forestin me rezultat 6-0. Ata  që filluan ndeshjen janë paguar 538 milionë euro përmes transferimeve.

Mesatarisht, ekipi më i shtrenjtë në fushë i Pep Guardiolas vlen 605 milionë euro, duke llogaritur të gjitha ndeshjet.

Skuadra e dytë më e shtrenjtë në Evropë është Paris Saint-Germain.

Vlera mesatare e skuadrës parisiene në ndeshjet e Ligue 1 është 510 milionë euro, ndërsa Manchester United është në vendin e tretë me 480 milionë euro.

Liverpool, Chelsea, Arsenal, Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Bayern Munich janë në top 10. /Telegrafi/