Telegrafi

Skriniar ende nuk ka vazhduar kontratën me Interin, skuadrat angleze po e monitorojnë situatën e tij

Milan Skriniar vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi ende nuk ka rinovuar kontratën me Interin.

Qendërmbrojtësi sllovak është futur në vitin e fundit të kontratës dhe në verën e vitit 2023 do të largohet nga Interi si futbollist i lirë gjithmonë nëse nuk vendos për rinovimin.

PSG tentoi me disa oferta gjatë afatit kalimtar të verës ta transferoj sllovakun, por asnjëra nga to nuk e bindi Interin ta lë të lirë yllin e tyre.

Por Skriniar ka shumë skuadra që e duan dhe do të tentojnë afrimin e tij, në janar ose në afatin kalimtar të verës së vitit 2023.

Sky Sports ka raportuar se ekipet e mëdha angleze si Chelsea, Manchester United, Liverpool, Manchester City e Tottenham Hotspur janë duke monitoruar situatën e tij.

Gjithsesi për 27-vjeçarin janë duke u interesuar edhe PSG, Real Madrid e Atletico Madrid. /Telegrafi/