Milan Skriniar vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi ende nuk ka rinovuar kontratën me Interin.
Qendërmbrojtësi sllovak është futur në vitin e fundit të kontratës dhe në verën e vitit 2023 do të largohet nga Interi si futbollist i lirë gjithmonë nëse nuk vendos për rinovimin.
PSG tentoi me disa oferta gjatë afatit kalimtar të verës ta transferoj sllovakun, por asnjëra nga to nuk e bindi Interin ta lë të lirë yllin e tyre.
Por Skriniar ka shumë skuadra që e duan dhe do të tentojnë afrimin e tij, në janar ose në afatin kalimtar të verës së vitit 2023.
Sky Sports ka raportuar se ekipet e mëdha angleze si Chelsea, Manchester United, Liverpool, Manchester City e Tottenham Hotspur janë duke monitoruar situatën e tij.
Gjithsesi për 27-vjeçarin janë duke u interesuar edhe PSG, Real Madrid e Atletico Madrid. /Telegrafi/