Telegrafi

“Skanon më mirë se Xavi dhe Iniesta”, shikoni më nga afër se si funksionon truproja e Messit

Truproja e re e Lionel Messit, Yassine Chueko ka rënë në sy për shkak të përpikërisë së tij në punë.

Messi ka siguri të madhe në Amerikë pas transferimin te Inter Miami.

Truproja u pa duke ecur lart e poshtë vijës së kontaktit duke skanuar çdo lëvizje rreth Messit dhe madje duke kërcyer në fushë për të ndaluar një ‘pushtues fushe’ në një rast.

Lexo po ashtu Në fushë, rrugë e gjithandej - bëhet viral truproja që e ndjek hap pas hapi Messin

Një tifoz ka postuar një video të Chueko nga afër, duke e krahasuar me lojën e  ish-bashkëlojtarëve të Messit, Xavi Herandez dhe Andres Iniesta.

“Truproja e re e Messit skanon fjalë për fjalë më mirë se Xavi dhe Iniesta së bashku”, ka shkruar ai.

 

Por, kush është turpëroja i ri i Messit?

Emri i tij është Yassine Chueko, një ish-ushtar i marinës amerikane. Sipas raportimeve, Chueko shërbeu në Irak dhe Afganistan.

Lexo po ashtu Ish-ushtar amerikan dhe luftëtar i MMA – kush është truproja e Lionel Messit që ka pushtuar rrjetet sociale

Messi nuk e punësoi atë. Ishte bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham, i cili punësoi Chueko për të mbrojtur asetin e tyre të çmuar.

“Salt Bae” nuk do të guxonte të ngatërrohej me Messin tani në fushë dhe Rodrigo De Paul lirohet nga detyrat e tij. /Telegrafi/