Truproja e re e Lionel Messit, Yassine Chueko ka rënë në sy për shkak të përpikërisë së tij në punë.
Messi ka siguri të madhe në Amerikë pas transferimin te Inter Miami.
Truproja u pa duke ecur lart e poshtë vijës së kontaktit duke skanuar çdo lëvizje rreth Messit dhe madje duke kërcyer në fushë për të ndaluar një ‘pushtues fushe’ në një rast.
Një tifoz ka postuar një video të Chueko nga afër, duke e krahasuar me lojën e ish-bashkëlojtarëve të Messit, Xavi Herandez dhe Andres Iniesta.
“Truproja e re e Messit skanon fjalë për fjalë më mirë se Xavi dhe Iniesta së bashku”, ka shkruar ai.
Messi’s bodyguard literally scans better than prime Xavi & Iniesta combined ?
— Dean (@DeanCFC_) August 27, 2023
Por, kush është turpëroja i ri i Messit?
Emri i tij është Yassine Chueko, një ish-ushtar i marinës amerikane. Sipas raportimeve, Chueko shërbeu në Irak dhe Afganistan.
Messi nuk e punësoi atë. Ishte bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham, i cili punësoi Chueko për të mbrojtur asetin e tyre të çmuar.
“Salt Bae” nuk do të guxonte të ngatërrohej me Messin tani në fushë dhe Rodrigo De Paul lirohet nga detyrat e tij. /Telegrafi/