Telegrafi

Sipas UEFA-s, Reali klubi më i mirë në Evropë

Pos klasifikimit të ligave, UEFA ka publikuar edhe listën e klubeve më të mira në Evropë.

Në vendin e parë vazhdon të mbetet Real Madrid, që kryeson bindshëm me 153.828 pikë.

“Top-3” kompletohet nga Bayern Munchen me 141.671 pikë dhe Barcelona me 138.828, përcjellë “Lajmi.net”.

Në pesëshen e parë futen Atletico Madrid dhe Juventus, ndërsa në mesin e 10 klube më të mira në Evropë janë edhe PSG, Dortmund, Chelsea, Benfica dhe Sevilla.

Real Madrid CF, 153.828 pikë
FC Bayern München, 141.671
FC Barcelona, 138.828
Club Atlético de Madrid, 125.828
Juventus, 118.366
Paris Saint-Germain, 117.066
Borussia Dortmund, 114.671
Chelsea FC, 104.821
SL Benfica, 104.399
Sevilla FC, 102.828