U2, Coldplay dhe Ed Sheeran u shpallën si muzikantët më të paguar sipas revistës Forbes.
Veteran irlandez, U2 kryeson listën prej 118 milionë dollarësh (104 milionë euro) në saje të koncerteve që u ndjek nga 2.7 milionë fansa dhe shitjes së albumit të tyre të fundit, “Songs of Experience”.
Bendi britanik, Coldplay e gjejnë veten në vendin e dytë, duke fituar 115.5 milionë dollarë (101.9 milionë euro) nga turneu i tyre dyvjeçar “A Head Full Of Dreams”.
Këngëtari 27-vjeçar, Ed Sheeran zë pozitën e tretë në saje të fitimeve që kap shifrat e 110 milionë dollarëve (97 milionë euro) këtë vit.
Dhjetë muzikantët me fitimet më të larta në total kanë arkëtuar 886 milionë dollarë, pothuajse e njëjta sikurse vitin e kaluar.
Artistë të tjerë që bënë pjesë në këtë listë janë edhe Bruno Mars, Katy Perry, Taylor Swift dhe Jay-Z.
Më poshtë e keni listën e plotë të Top-10 këngëtarëve/bendeve me fitimet më të mëdha gjatë vitit 2018.
1. U2 – 118 milionë dollarë
2. Coldplay – 115.5 milionë dollarë
3. Ed Sheeran – 110 milionë dollarë
4. Bruno Mars – 100 milionë dollarë
5. Katy Perry – 83 milionë dollarë
6. Taylor Swift – 80 milionë dollarë
7. Jay-Z – 76.5 milionë dollarë
8. Guns N’ Roses – 71 milionë dollarë
9. Roger Waters – 68 milionë dollarë
10. Diddy – 64 milionë dollarë. /Telegrafi/