Telegrafi

I shumëkërkuari Van de Beek, Ajax i vendos çmimin e largimit

Donny van de Beek. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Donny Van de Beek është njëri nga futbollistët më të talentuar të Ajaxit.

Mesfushori holandez edhe pse ka mbetur nën hijen e treshes De Ligt, De Jong e Neres ka pasur një sezon fantastik.

21-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 48 ndeshjet zyrtare këtë edicion me Ajaxin.

Reprezentuesi i Holandës është duke u ndjekur nga shumë skuadra të mëdha evropiane pas formës së shkëlqyer.

Donny van de Beek (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur, Arsenal, Chelsea, Roma, Inter, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid janë skuadrat e interesuara për transferimin e holandezit.

Mediat holandeze kanë raportuar se Ajaxi tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit yllit të tyre të ri.

Lideri aktual i Eredivisie synon që të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e Van de Beek. /Telegrafi/